Lajme Zone
Gjykata e Fierit cakton masën për këngëtarin Erind Xhaferi
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata e Fierit cakton masën për këngëtarin Erind Xhaferi

Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për këngëtarin Erind Xhaferi, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë.

Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për këngëtarin Erind Xhaferi, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë.

Prokuroria kishte paraqitur dy kërkesa; vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” për të dyshuarin.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata pranoi të dyja kërkesat e Prokurorisë. Në shpalljen e vendimit, gjyqtari i çështjes arsyetoi se ekzistonin kushtet dhe rrethanat për aplikimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i KPP-së.

Megjithatë, në kushtet kur neni 224, paragrafi 3, i KPP-së ia ndalon mundësinë gjykatës të caktojë një masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokuroria, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet