Lajme Zone
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë

Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës 9-vjeçare Sevasti Qirjazi, duke pretenduar se e ka ngacmuar seksualisht. Sipas informacioneve të siguruara, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku 17-vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9-vjeçare Sevasti Qirjazi, ku mësuesi jep mësim

Në denoncimin e bërë në komisariat, 17-vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes se mësuesi me iniciale E.C. ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes.

Nga ana e komisariatit të policisë, janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë brenda palestrës, ku do të bëhet edhe këqyrja e DVR-së për të hedhur më tepër dritë mbi këtë ngjarje. Mësuesi është shoqëruar menjëherë në komisariat, ku ka dhënë edhe dëshminë e tij, duke mohuar akuzat. Në përfundim të hetimeve paraprake, ky i fundit u procedua në gjendje të lirë, ndërsa do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin rastin. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet