Një ngjarje e rëndë ka përfshirë qytetin e Vlorës ditën e sotme.
Disa fëmijë kanë raportuar problematika të mëdha shëndetësore në qytetin bregdetar dhe që të gjithë ata janë pjesë e së njëjtës godinë arsimore, kopshtit numër 10.
Kjo ka bërë që të dyshohet për një helmim nga ushqimi i përgatitur dhe i servirur në kopshtin nr.10 në Vlorë.
Hetimi epidemiologjik për identifikimin e shkaqeve që mund të kenë shkaktuar të vjellurat dhe simptomat e tjera gjatë ditës së sotme, vazhdojnë nga stafi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Vlorë.
Spitali Rajonal i Vlorës po monitorn situatën e fëmijëvë me kujdes maksimal për të garantuar shërimin e sa më të shpejt të 4 të miturve. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
“Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma të gastroenteritit, ndërsa gjatë ditës së sotme është regjistruar edhe një rast tjetër.
Menjëherë pas evidentimit të rasteve, është njoftuar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, specialistët e së cilës kanë mbërritur në spital dhe kanë kryer marrjen e mostrave për analizat përkatëse laboratorike.
Aktualisht, po vijon hetimi epidemiologjik dhe vlerësimi laboratorik për identifikimin e shkakut të këtyre rasteve.
Spitali Rajonal Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e shëndetit publik, po monitoron situatën dhe po ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për vlerësimin dhe menaxhimin e saj."./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

