Lajme Zone
Dyshohen për trafik klandestinësh, SPAK lëshon urdhër-arreste, në pranga katër persona
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohen për trafik klandestinësh, SPAK lëshon urdhër-arreste, në pranga katër persona

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohen për përfshirje në trafikimin e klandestinëve.

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohen për përfshirje në trafikimin e klandestinëve. Siç mëson gazetarja Anila Hoxha, në pranga kanë rënë Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat, ndërsa personi i pestë ndodhet ende në kërkim.

Arrestimet janë kryer nga Policia e Shtetit në zbatim të urdhrave të lëshuar nga SPAK, ndërsa të dyshuarit pritet të përballen me procedurat e mëtejshme ligjore.

Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Top Channel