Lajme Zone
Dyshime për tjetërsim pronash në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie ndaj ish-funksionarëve të Hipotekës dhe përfituesve (EMRAT)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshime për tjetërsim pronash në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie ndaj ish-funksionarëve të Hipotekës dhe përfituesve (EMRAT)

Problemet janë evidentuar gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Drejtorinë Vendore të Kadastrës Durrës. Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 rezultuan pa problem, ndërsa 908 regjistra u konstatuan me dëmtime ose ndërhyrje të dyshuara.

12 masa sigurie janë zbatuar nga gjykata pas kërkesës së prokurorisë së Durrësit pasi dyshohet se përmes falsifikimit të dokumenteve kanë “grabitur” afro 80 mijë metra katrorë tokë shtetërore gjatë vitit 2022. Në total në dosjen e prokurorisë figurojnë 6 përfitues Shaqir Sheshi, Viktor Mataj, Arjanit Mata, Besnik Xhafa dhe Fiqeret Xhafa të cilëve u është caktuar masa arrest shtëpie për mashtrim edhe falsifikim dokumenteve, ndërsa Ramazan Sheshi të cilit i është caktuar masa arrest me burg pasi i është shtuar edhe akuza për pastrimin e parave. Të 6 këta kanë paraqitur dokumente të falsifikuara pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe më pas me ndihmën e disa zyrtarëve të Kadastrës. Në mesin e zyrtarëve bëhet fjalë dhe për ish-drejtorin e Kadastrës Durrës, Ardian Kona, i afërmi i Monika Kryemadhit, i cili është arrestuar dhe më herët për përfshirjen në të njëjtën skemë kriminale mashtrimi. LEXO EDHE:Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë! Shkak dyshohen motivet e pronësisë Për tjetërsimin e 27.550 metra katrorë nga Shaqir Sheshi, është bërë dhe falsifikimi i firmës i disa zyrtarëve të Kadastrës, ish-regjistruesit Bedri Luku, ish-specialistet juriste Shpresa Kaloshi dhe Alma Çeka. Sipërfaqet e tokave të falsifikuara dhe përfituesit27.550 m² Shaqir Sheshi18.000 m2 Ramazan Sheshi14.228 m² Viktor Mataj6.000 m² Arjanit Mata3.800 m² Besnik Xhafa11.000 m² Fiqeret Xhafa Masa e sigurisë ‘arrest me burg’Ramazan Sheshi – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Adrian Kona – i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.Bledar Zerba – i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.Rovin Zeqja – i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.Masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’Shaqir Sheshi – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.Viktor Mataj – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.Arianit Mataj – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.Besnik Xhafa – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.Masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’Fiqeret Xhafa – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Jonida Mergeja – e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.Leandro Dervishi – i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.Artur Çobani – i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” 12- Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Lajmi në përditësim... ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë K.B/Shqiptarja.com TAG: Durres Ramazan Sheshi Adrian Kona bledar zerba Rovin Zeqja Shaqir Sheshi Viktor Mataj Arianit Mataj Besnik Xhafa Fiqeret Xhafa Jonida Mergeja Leandro Dervishi Artur Çobani Komento Komente Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 68.9% Jo 27.7% Disi 3.4% Vota total: 736 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?