Dyshime për probleme nga ushqimi! 7 raste kanë vajtur për shërbim në pediatri, ndërsa të tjerë prindër konfirmojnë simptomat por u kanë dhënë fëmijëve shërbim në banesë. Bëhet fjalë për fëmijët e Kopshtit nr 10 në Vlorë, të cilët mbrëmjen e kaluar kanë pasur simptoma me bark e të vjella të vazhdueshme.
Dyshimet janë për helmim. Spitali ka lajmëruar Institutin e Shëndetit Publik, të cilët kanë marrë mostrat dhe presin përgjigjen e analizave se nga ka ardhur helmimi. 5 nga 7 rastet e paraqitura në pediatri janë shtruar dhe vazhdojnë të jenë në spital. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet helmimpediatriavlore

