Të premten shtatë fëmijë të kopshtit numër dhjetë në Vlorë u paraqitën në spital me shqetësime në traktin tretës.
Dyshohet se ata mund të jenë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar. Gjashtë prej fëmijëve vijojnë të jenë në mbikëqyrjen e mjekëve, ndërsa një, pasi ka marrë mjekim, është larguar në banesë.
Ndërkohë, sipas burimeve, edhe dy punonjës të kopshtit numër dhjetë kanë shkuar në spital me shenja të ngjashme. Mjekët kanë njoftuar specialistët e shëndetit publik, të cilët kanë marrë mostra dhe i kanë dërguar për analiza. Përgjigjja e të cilave do të zbulojë shkakun e qartë të gjendjes shëndetësore të fëmijëve.
Gjithashtu, edhe të tjerë prindër kanë konfirmuar të njëjtat shenja tek fëmijët e tyre, por kanë thënë se u kanë dhënë shërbim fëmijëve në shtëpi.
Ndërsa pritet përgjigjja e analizave nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor, paralelisht me vlerësimin laboratorik, Ministria e Shëndetësisë thotë se po vijon edhe hetimi epidemiologjik. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet helmimpediatriavlore

