Lajme Zone
Harry Bajraktari për ambasadorin Wendt: Populli shqiptar është me fat që e ka një ambasador që kupton rëndësinë e aleancës me Amerikën
EkonomiTelegrafi

Harry Bajraktari për ambasadorin Wendt: Populli shqiptar është me fat që e ka një ambasador që kupton rëndësinë e aleancës me Amerikën

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka reaguar pas mesazhit të ambasadorit amerikan Wendt drejtuar popullit shqiptar, duke vlerësuar angazhimin e tij për forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka reaguar pas mesazhit të ambasadorit amerikan Wendt drejtuar popullit shqiptar, duke vlerësuar angazhimin e tij për forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.Përmes një postimi, Bajraktari e ka falënderuar ambasadorin për mesazhin, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe aleancës strategjike ndërmjet dy vendeve, shkruan Telegrafi. Ai ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e ambasadorit për zgjerimin e mundësive ekonomike dhe avancimin e synimeve të përbashkëta.“Populli shqiptar është me fat që ka një Ambasador amerikan që e kupton rëndësinë e aleancës strategjike ndërmjet Amerikës dhe popullit shqiptar”, ka shkruar Bajraktari.Në mesazhin e tij, veprimtari shqiptaro-amerikan ka shprehur edhe urimet për suksesin e ambasadorit në misionin e tij, duke e përmbyllur postimin me një mesazh për të dy popujt.“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë”, ka përfunduar Bajraktari./Telegrafi/