Turistët e pasionuar pas udhëtimit me biçikletë kanë zgjedhur këtë fillim nëntori për të zbuluar jugun e Shqipërisë.
Jozef dhe Joana janë një çift nga Polonia, të cilët prej tre ditësh po shëtisin vijën bregdetare të Vlorës.
Udhëtimi me biçikletë thonë se u jep mundësinë të qëndrojnë më gjatë në natyrë, të zbulojnë vende të reja dhe të takojnë njerëz gjatë rrugës. Vlerësojnë peizazhin e vendit tonë dhe ushqimin tradicional.
“Ishim në sajtin arkeologjik. Udhëtojmë me biçikletë se moti është i mirë. Qëndrojmë në kamper, udhëtojmë me të. Vlora është qytet i madh dhe i ndryshëm nga qytetet e tjera që kemi parë”, tha Jozefi.
“Vlora është qytet i këndshëm. Është plot me trafik, por mund ta shëtisësh me biçikletë. Moti këtu është shumë më i mirë se në Poloni”, tha Joana.
Ndërsa Nik dhe Tamara vijnë nga Australia. Prej gati tre muajsh ata po udhëtojnë me biçikletë. Pas nisjes nga Anglia dhe udhëtimit nëpër Europë, prej rreth tri ditësh janë ndalur në Vlorë, ku do të qëndrojnë për gati një javë. Më pas do të udhëtojnë drejt Greqisë.
“Jam nga Australia. Ishim në Londër para 3 muajsh, Amsterdam, më pas në Bosnjë, Kroaci dhe këtu në Vlorë”, shtoi ai.
“Ishte një udhëtim i bukur, ka shumë male, ushqimi është i shijshëm. Kemi qenë në Shkodër, në Durrës”, shtoi Joana.
Shqipëria është ndër destinacionet që i ka impresionuar, veçanërisht për natyrën dhe klimën.
Udhëtimi me biçikletë këtyre turistëve u ka dhënë mundësinë të eksplorojnë zona të ndryshme dhe të përjetojnë nga afër bukuritë e vendit tonë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet turistevlore
