Për herë të parë këtë sezon Partizani ka siguruar fitoren e dytë radhazi në Superligë. Të kuqtë pas fitores kundër Teutës, për javën e 11 të kampionatit kanë mposhtur 0-1 Laçin. Fitorja në transfertë erdhi falë Sebastajn Spahiut, i cili në pjesën e parë ekzekutoi saktë një penallti të fituar po vetë. Pavarësisht tentative të shumta në pjesën e dytë Laçi nuk arriti të dilte me pikë nga ky takim. Nga ana tjetër për Partizanin, edhe pse ndoshta përkohësisht, kjo është hera e parë që lë pas vendin e fundit në kampionat pas disa javësh. Të kuqtë tashmë kanë vetëm 1 pikë më pak se Laçi i vendit të tetë. LEXO edhe...Java e 10 e Superligës i buzëqesh Egnatias, nis shkëputjen për titullin! Partizani mbetet i fundit pavarësisht fitores Fitore të rëndësishme këtë të shtunë siguroi edhe Tirana, që në rikthimin në ‘Selman Stërmasi’ mposhti 1-0 Teutën. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola në dytën Tirana fillimisht gaboi një penallti. Gjuajtja e Kis u prit nga portieri Bernandoni, i cili rezultoi lojtari më i mirë i Teutës në fushën e lojës. Goli i fitores për bardheblutë do të vinte në minutën e 87. Kapiteni Xhixha depërtoi bukur në krahë, duke asistuar për sulmuesin Daci, i cili arriti ta dërgonte topin në rrjetë dhe të vuloste 3 pikë shumë të rëndësishme për Tiranën. Ekipi i drejtuar nga Klafuric para kësaj sfide kishte vetëm 1 pikë në 3 duele. Nga ana tjetër ky rezultat fut në krizë Teutën, pasi durrsakët pretendentë prë kreun në 3 javët e fundit kanë marrë vetëm 1 humbje, ndërsa në 4 ndeshjet e fundit kanë vetëm 1 barazim. Ne.k./ReportTv.al tirana Teuta partizani superliga Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.7% Veliajn 19.3% Asnjërin 31% Vota total: 1450 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

