Disa protestues të maskuar te Ministria e Arsimit tërhoqën kosha mbeturinash, të cilët më pas i shtynë drejt autobotit të policisë, veprim që e pasuan me djegien e tyre. Janë hedhur edhe tymuese rozë drejt policisë. Të tjerë kanë marrë edhe gurë me të cilët po sulmojnë efektivët, të cilët kundërpërgjigjen me spray. Pas disa thirrjeve të përsëritura për t'u distancuar nga aktet e dhunshme, policia po hedh edhe ujë për të shpërndarë protestuesit. LEXO edhe...Protestuesit nisin marshimin, s’i lënë ‘rehat’ militantët e Berishës: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite? Sulmet pasojnë përplasjen me militantët dhe demokratët e PD, të cilët i sulmuan protestuesit fizikisht. Lajm në përditësim... Ora 16:13 Protestuesit nisin marshimin, s’i lënë ‘rehat’ militantët e Berishës: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite? Protestuesit, përfshirë edhe militantët e deputetët e Partisë Demokratike, po tërhiqen nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin.Disa protestues nuk i kanë kursyer as thirrjet drejt palës tjetër: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Share P.J/A.E/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.7% Veliajn 19.3% Asnjërin 31% Vota total: 1450 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
