Lajme Zone
Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, Rama: 11 mijë përfitues, shteti do të paguajë sigurimet për kujdestarët
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, Rama: 11 mijë përfitues, shteti do të paguajë sigurimet për kujdestarët

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Qendrën Sociale “Jonathan”, ku u diskutua për dyfishimin e mbështetjes ekonomike të fëmijëve e të rinjve me aftësi të kufizuar

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Qendrën Sociale “Jonathan”, ku u diskutua për dyfishimin e mbështetjes ekonomike të 11 mijë fëmijëve e të rinjve me aftësi të kufizuar, por edhe masat për kujdestarët e tyre. “Me shumë dashuri dhe shpresë zgjodhëm këtë vend për të folur pak më gjerë për vendimin e marrë para pak javësh, kur qeveria realizoi dyfishimin e mbështetjes për të gjithë fëmijët që janë me aftësi të veçanta Ishte bërë një kohë e gjatë që mbështetja ishte bërë e pamjaftueshme Jo se është e mjaftueshme, por ishte bërë realisht e pamjaftueshme duke pasur parasysh dhe kostot e jetesës dhe vështirësitë e tjera. Ne premtuan dyfishimin e mbështetjes për ta dhe sot është realitet. . Janë 11.000 fëmijë dhe të rinj që do të përfitojnë nga kjo masë", tha Rama. LEXO edhe...Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar Përveç rritjes së pagesës ekonomike, qeveria ka vendosur të marrë përsipër mbulimin e plotë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga buxheti i shtetit për të gjitha nënat dhe kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara, njësoj sikur ato të ishin në punë.. “Për tej kësaj kemi marrë një masë edhe për kujdestarët. Një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta e ka të pamundur që të shkojë rregullisht në punë, dhe përballet me problemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Kështu që ne vendosëm, që buxheti i shtetit t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat dhe kujdestarët, sikurse të ishin në punë. Ne nuk jemi jashtë realitetit dhe jemi këtu për të bërë më shumë dhe jo për të fjetur mbi dafinat e arritjeve apo të sukseseve që janë të pamohueshëm. Ne sot kemi një sistem më të besueshëm dhe më efikas”, shtoi kreu i qeverisë. Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026–2030, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, parashikon, krahas dyfishimit të pagesës, edhe më shumë shërbime në komunitet, akses më të lehtë në arsim, punësim dhe rehabilitim, si dhe mbështetje më të madhe për jetesë të pavarur. Xh.K/U.D/ReportTv.al edi rama femije me aftesi ndryshe Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 66.9% I gabuar 24.9% Nuk e di 8.3% Vota total: 884 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?