Lajme Zone
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse të Himarës për ndërhyrjen dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse të Himarës për ndërhyrjen dhe vënien nën kontroll të flakëve. Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri vijon të jetë aktive në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku prej disa orësh po punojnë intensivisht efektivët e shërbimit zjarrfikës, Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të angazhuara për izolimin e zjarrit. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në terren për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.