Lajme Zone
Dy tërmete në Peru, 6 viktima dhe 21 të plagosur! Shkatërrohen rreth 48 shtëpi
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dy tërmete në Peru, 6 viktima dhe 21 të plagosur! Shkatërrohen rreth 48 shtëpi

Tërmetet, me magnitudë 5.1 dhe 3.7, goditën të shtunën në mbrëmje provincën Chupaca, në rajonin Junín, rreth 300 kilometra në lindje të Limës.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve që goditën një zonë malore të Perusë. Tërmetet, me magnitudë 5.1 dhe 3.7, goditën të shtunën në mbrëmje provincën Chupaca, në rajonin Junín, rreth 300 kilometra në lindje të Limës, sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare Sizmiologjike të Perusë në platformën X. LEXO edhe...Tërmeti me magnitudë 5 ballë 'shkund' Turqinë lindore (VIDEO) Tërmeti i parë goditi në një thellësi prej 24 kilometrash, ndërsa i dyti në një thellësi prej 18 kilometrash, njoftoi qendra Luis Vásquez, kreu i Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Civile të Perusë, i tha radios lokale Exitosa se raportet paraprake tregojnë se rreth 48 shtëpi janë shkatërruar dhe 18 të tjera janë dëmtuar, duke prekur rreth 300 persona, të cilëve po u sigurohen çadra. Shtëpitë në komunitetet e prekura në Chupaca janë përgjithësisht ndërtime të thjeshta të bëra me blloqe qerpiçi. Vásquez tha se ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit mbërritën në zonat e prekura n për të pastruar rrënojat, ndërsa shqetësohen se persona të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar. Peruja ndodhet përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, një zonë që përbën rreth 85% të aktivitetit sizmik në botë. P.J/ReportTv.al termet peru Komento Komente Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 57.8% Argjentina 37% Nuk kam mendim 5.2% Vota total: 2173 Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?