Valon Bela dhe Bekir Halimi, të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë personat e radhës që janë shpallur non grata nga Ministria e Brendshme, pasi konsiderohen me rrezik potencial për sigurinë e vendit.
Ministri Lamallari ka firmosur shpalljen non grata edhe të këtyre dy personave, të cilët sipas tij janë të padëshiruar dhe sipas agjencisë së inteligjencës dhe zbatimit të ligjit, përbëjnë kërcënim real për vendin.
Burime për abcneës konfirmojnë se Valon Bela është një pseudo politikan dhe aktiv kundër qeverisë Rama si dhe mbështetës i VLEN dhe Izet Mexhititndërsa Bekir Halimi është islamist radikal. Në faqen e tij të Facebook, Valon Bela ka publikuar pastime kundër kruyeministrit të Shqipërisë Edi Rama, njëra prej të cilave edhe dhe kjo që ju po e shihni në ekran.
Ministri Lamallari gjatë një interviste një ditë më parë, tha se personat të cilët shfaqin tendenca shqetësuese dhe ekstremiste në tërësinë e tyre, pavarësisht rrymave të ndryshme, të mbështetjes, financimit dhe propagandimit, vlerësohen nga agjencitë e Shqipërisë se përbëjnë kërcënim real për vendin dhe qytetarët shqiptarë dhe rrjedhimisht ai ndërmer veprime të tilla duke i shpallur non grata.
Pak javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë “non-grata” edhe shtetasen Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet lamallarinon gratashqiperi

