Lajme Zone
Dy shokët ribashkohen pas 80 vitesh në të njëjtën shtëpi kujdesi
Të tjeraSyri

Dy shokët ribashkohen pas 80 vitesh në të njëjtën shtëpi kujdesi

Dy burra, të cilët kishin qenë shokë shkolle 80 vjet më parë, janë ribashkuar në një shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe tani pinë rregullisht nga një gotë birrë së bashku.

Dy burra, të cilët kishin qenë shokë shkolle 80 vjet më parë, janë ribashkuar në një shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe tani pinë rregullisht nga një gotë birrë së bashku. BrianBusby, 89 vjeç, ishte i vetmi banor mashkull në shtëpinë e kujdesit Lyndhurst, derisa aty u vendos DavidMinchin, 90 vjeç.Lexo edhe:Ushqimet kthehen në luks/ Çmimet e tyre në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE Të dy kishin ndjekur së bashku shkollën fillore Goring, tetë dekada më parë, më pak se 1,6 kilometra larg shtëpisë së kujdesit, në Oxfordshire. Dy burrat janë bërë sërish miq të mirë dhe tani shijojnë çdo ditë nga një gotë Guinness në sallonin e përbashkët të shtëpisë. Minchin, i cili u vendos aty në korrik, tha: "U habita kur pashë Brianin." Nuk e dija që jetonte ende në Goring. Ishte vetëm një djalosh kur e pashë për herë të fundit, por në të vërtetë nuk ka ndryshuar shumë! Unë e njihja si “djalin që jetonte në autobus”, pasi familja e tij kishte një autobus të përshtatur si banesë, në një fushë të një fermeri pranë stacionit të trenit". Busby, ish-ushtarak, tha: "Shpesh shkonim në shkollë në këmbë së bashku. Njihnim shumë nga të njëjtët djem, ndaj kemi plot gjëra për të biseduar! Ndajmë gjithashtu shumë kujtime edhe nga koha jashtë shkollës". EleanorPreston, përgjegjëse për aktivitetet në këtë qendër rezidenciale që ofron kujdes për personat me demencë dhe qëndrime të përkohshme, tha: "Duhet të ketë diçka të veçantë në qendrën tonë që i afron njerëzit me njëri-tjetrin! Brian ka qenë gjithmonë shumë i lumtur këtu, por ka qenë kënaqësi ta shohim duke shijuar shoqërinë e David-it. Të gjithë banorët tanë kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, por lidhjet e përbashkëta e bëjnë shumë më të lehtë përshtatjen me jetën këtu. Kur ndan përvoja dhe kujtime të përbashkëta me të tjerët, vendi të duket vërtet si shtëpia jote"./ SF Weekly – Syri.net/