Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” të Shkodrës. Rreth orës 22:20, dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në banesën e një 23-vjeçareje, me inicialet O. N., dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Pas ngjarjes, e reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që mund të kenë çuar në sulmin ndaj 23-vjeçares.
Shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.

