Një tjetër konflikt është shënuar ditën e sotme në ambientet e burgut 302, ku dy të burgosur janë përfshirë në një debat që më pas ka degraduar në përplasje fizike. Sipas të dhënave paraprake, Viktor Vmeri ka goditur me shuplakë një të burgosur tjetër, me origjinë nga Kosova.
Sherri dyshohet se ka nisur pasi Vmeri i ka kërkuar të burgosurit tjetër të mos bënte zhurmë, pasi po i prishte gjumin. Debati mes tyre është përshkallëzuar dhe situata ka përfunduar me goditjen fizike.
Nuk raportohet për pasoja të rënda nga konflikti, ndërsa pritet që autoritetet e burgut të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe të marrin masat përkatëse ndaj të përfshirëve.
