Vijon revolta Vijon qëndresa studentore në Tiranë. Të rinjtë u mblodhën në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit dhe, pas dy orësh protestë, nisën të zhvendosen drejt Kryeministrisë. Studentët këmbëngulin në kërkesën për largimin e Edi Ramës, nuk pranojnë të zmbrapsen nga masat ligjore të paralajmëruara prej tij dhe kanë siguruar mbështetjen e pedagogëve, të cilët deklarojnë se do të qëndrojnë përkrah tyre çdo ditë. Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë këtë të hënë në ditën e 14-të radhazi, ndërsa studentët vijojnë qëndresën e tyre në rrugët e kryeqytetit, pa u tërhequr nga kërkesa kryesore për dorëheqjen e kryeministrit.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, turma u mblodh në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku për rreth dy orë studentët qëndruan duke protestuar. Rreth orës 16:00, ata nisën zhvendosjen drejt Kryeministrisë, duke e çuar protestën përpara selisë së qeverisë.
Dita e 14-të e mobilizimit vjen në një moment kur kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ligjore kundër asaj që e ka cilësuar si dhunë dhe anarki urbane. Por paralajmërimet nuk kanë ndryshuar qëndrimin e studentëve, të cilët deklarojnë se nuk do të nënshtrohen ndaj presionit dhe se protesta do të vazhdojë.
“Nuk mund t’i nënshtrohemi presionit të palogjikshëm të një personi të palogjikshëm”, deklaroi një student, duke kundërshtuar masat e paralajmëruara nga qeveria.
Një tjetër protestuese tregoi se kishte debatuar me deputetë të cilët i kishte takuar në rrugë, duke u shprehur se nuk kishte ngurruar t'u thoshte hapur mendimin e saj.
“U kam thënë vetëm të vërtetat deputetëve që kam parë në rrugë. Atyre u ka djegur”, deklaroi ajo.
E reja iu referua edhe zhvillimeve politike në Serbi dhe lëvizjes studentore atje, duke e lidhur shembullin e saj me shpresën për ndryshim në Shqipëri. Megjithatë, ajo theksoi se objektivi i protestës mbetet i qartë.
“I kemi parë ngjarjet në Serbi dhe fitoren e studentëve atje. Ne jemi të fokusuar në largimin e Ramës. Më pas do të shohim”, u shpreh protestuesja.
Ndërkohë, lëvizja studentore ka marrë sërish mbështetjen e pedagogëve. Kreu i Sindikatës së Universiteteve, Aleksandër Kovaçi, i pranishëm në protestë, konfirmoi se pedagogët do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah studentëve, ndërsa bojkoti i procesit mësimor mbetet vullnetar.
“Bojkoti është vullnetar dhe nuk besoj se ka studentë mjaftueshëm nëpër salla për të zhvilluar mësim”, deklaroi Kovaçi.
Sipas tij, pas dy javësh protestash, studentët kanë nisur të kalojnë në një fazë tjetër të lëvizjes, duke ngritur forume për organizimin dhe koordinimin e mëtejshëm të qëndresës.
“Studentët tani janë në një fazë tjetër për t’u organizuar në forume. Ne jemi në mbështetjen e tyre për të ndihmuar se si mund të kalohet kjo situatë”, theksoi ai.
Kreu i Sindikatës së Universiteteve bëri të ditur gjithashtu se pedagogët kishin vendosur të mos zhvillonin takimin e tyre të planifikuar për orën 10:00, në mënyrë që vëmendja të mbetej te protesta e studentëve.
“Ne nuk e kemi bërë takimin tonë në orën 10:00 që të mos shpërqendrohet vëmendja nga studentët”, tha Kovaçi.
Ai konfirmoi se mbështetja e pedagogëve nuk do të kufizohet në një ditë të vetme, por do të vijojë në përputhje me organizimin e studentëve.
“Do të jemi çdo ditë këtu në orën 14:00, sipas asaj që kanë thirrur studentët. Ne jemi aty ku do të jenë studentët”, përfi ai.
Pas dy javësh protestash, studentët po përpiqen ta mbajnë të pandërprerë mobilizimin, ndërsa mbështetja e pedagogëve dhe organizimi në forume tregojnë se lëvizja po synon të krijojë struktura më të qëndrueshme.
Zhvendosja e turmës nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, pas dy orësh qëndrese, shënon vijimin e protestës në ditën e saj të 14-të. Pavarësisht paralajmërimeve për masa të reja ligjore, studentët mbeten në rrugë dhe kërkesa e tyre për largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshuar.protesta rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Jonas Kepi, zëri i rinisë shqiptare që po thyen barrierat në diplomacinë ndërkombëtare 26 Tetor 2026, 17:0217:02Aktualitet Ashpërsimi i ligjit për tubimet, Rama dhe Macron në unison; gjoba dhe kufizime për protestuesit 26 Tetor 2026, 16:5716:57Aktualitet “Nuk është krim të protestosh”, Karanxha kundër nismës së Ramës: Ka pasur shumë arrestime të paligjshme 26 Tetor 2026, 15:4115:41Aktualitet Akuzohet se dhunoi 4-vjeçarin, Gjykata e Korçës liron edukatoren 26 Tetor 2026, 14:4714:47Aktualitet "Kur autokratit i merren këmbët, përmbysja vjen", Erl Murati: Rama dhe Vuçiç, aset të njëri-tjetrit 26 Tetor 2026, 14:3814:38Aktualitet Prokuroria nis hetim për rastin e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë 26 Tetor 2026, 14:3714:37Aktualitet

