Lajme Zone
Dy herë i dënuar për drogë, arrestohet sërish 41-vjeçari në Fier! Kapet me doza kokaine (EMRI)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dy herë i dënuar për drogë, arrestohet sërish 41-vjeçari në Fier! Kapet me doza kokaine (EMRI)

I dënuar dy herë për vepra penale në fushën e narkotikëve, 41-vjeçari Emiljano Resuli është arrestuar sërish në Fier. Policia e kapi me kokainë të dyshuar për shitje, një pjesë të ndarë në doza.

Emiljano Resuli, 41 vjeç, i dënuar dy herë më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, është arrestuar sërish në Fier, pasi u kap me një sasi kokaine që dyshohet se e mbante për shitje. Sipas policisë, një pjesë e lëndës narkotike ishte ndarë në doza. Gjatë operacionit të koduar “Recidivisti”, efektivët sekuestruan kokainën, një automjet dhe një telefon celular. LEXO edhe...Kontroll në burgun e Fierit, të dënuarit për trafik droge i gjendet kanabis në qeli Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të Policisë së Fierit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Njoftimi i plotë "U kap në flagrancë me lëndë narkotike Kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet 41-vjeçari, i dënuar 2 herë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë (një pjesë e saj e ndarë në doza), 1 automjet dhe 1 celular. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Recidivisti”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. R., 41 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjet, në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al Fier droge kokaine Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 69.6% Jo 24.3% Nuk e di 6.1% Vota total: 424 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?