Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dy e-maile kryqëzojnë Belinda Ballukun, provat faktike të supervilës në Palasë: Do ta bëjmë me hidromasazhe si hoteli luksoz në Santorini


SPAK sekuestroi vilën në Palasë, të regjistruar në emër të Igli Tares, por që dyshon se është në pronësi faktike të Belinda Ballukut. Shqiptarja.com zbardh dosjen dhe komunikimet që tregojnë se ish-zëvendëskryeministres i dërgoheshin që në vitin 2020 projektet dhe detajet për mënyrën se si do të realizohej vila.

Vila në Palasë e sekuestruar një ditë më parë, e cila sipas SPAK-ut është në “pronësi faktike” të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishte projektuar që në fillim për të qenë sa më luksoze, me pishinë dhe vaska hidromasazhi si ato të hoteleve të shtrenjta në ishullin e famshëm grek Santorini. Të paktën kështu rezulton nga dy e-maile, pjesë e provave të Prokurorisë së Posaçme, të cilat i janë dërguar Ballukut nga studio “Atelier 4”. Ato datojnë në shtator të vitit 2020, një muaj përpara se të firmosej kontrata e sipërmarrjes nga Igli Tare, personi që sipas SPAK-ut ka shërbyer për të fshehur pronësinë e vërtetë të vilës. Vila e saj mesa duket ndan të njëjtin territor me një tjetër, e cila mendohet se i përket sipërmarrësit Arbër Abazi. Ky i fundit dyshohet të ketë marrë përsipër investimin për përfundimin e vilës, në këmbim të favorizimit të kompanisë së tij të ndërtimit, “Alko Impex General Construction”, e shpallur fituese në tetor të 2021 për një nga lotet e Unazës së madhe të Tiranës, në një tender afro 2.7 miliardë lekësh (me Tvsh). LEXO EDHE:Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO) Ndërtimi në momentin kur janë nisur dy email-et, duket të ketë qenë në fazë ende të hershme, por nga përmbajtja e tyre, Balluku shfaqet të ketë qenë e interesuar që të ketë një ide të plotë e të qartë, se si do të dukej vila, e cila ka përfunduar në vitin 2025. Madje lihet të kuptohet se studio e arkitekturës i ka dërguar më herët një tjetër variant. “Po të dërgoj një rishikim. Kemi idenë që edhe nëse një ditë vendos të japësh me qira, përdoruesit të mund të ndihen të llastuar njësoj si në hotel. Shkallët mes 2 godinave kanë gjelbërim kacavjerrës në të dy muret anësore. Në një krah të pishinës zbritet me shkallë dhe ka një tavolinë ngrënie në një nivel me ujin, që të shijohet në maksimum infinity pool. Pishina në skajin drejt detit ka po ashtu një plan për të vendosur gota e ndonjë pjatë”, shkruhet në email. Por projekti parashikon edhe vaska hidromasazhi sipas modeleve të një Luxury Hotel, “Rocabella’ në ishullin grek Santorini, i njohur për klientelën e pasur të tij. “Në 2 krahët anësore të shtëpive niveli i hyrjes dhe i suitave janë bërë 2 vaska hidromasazhi (shih hotel Roccabella në Santorini)”, është sugjerimi i studios, e cila e njofton se do t’i ofrojë disa variante për dhomat “suitë”. “Suitat do i punojmë akoma me variante. Ndarjet e kuzhinës me soggiornon dhe të garderobës tek master bedroom janë fizarmonikë. Një pjesë e mirë e ambienteve rreth pishinës janë veshur me teak për një felling pak më të ngrohtë e pak si jaht”, shkruhet në tekst. Në e-mail studio i thotë se shumë shpejt do t’i dërgojë projektin të realizuar në render dhe “nëse s’të ngjit, kthehemi tek mermerët blu”. Pas 4 ditësh, më 18 shtator, përmes një tjetër emaili, studio “Atelier 4”, i dërgon Ballukut një dokument me 11 fletë që përmban planimetrinë dhe projekte të sipërfaqeve të dy vilave të emërtuara si “Vilat binjake”. Vila në Palasë, ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, dy kate me një sipërfaqe totale prej 271.2 metra katrorë dhe dy garazhe njëri 20 dhe tjetri 40 metra katrorë. Më herët SPAK i kishte sekuestruar një vilë, po në bregdetin e jugut, në kompleksin “White Rock” në Dhërmi, edhe kjo e regjistruar në emër të Tares. Në këtë rast, Prokuroria e Posaçme kishte shpjeguar se ajo kishte qenë fryt i një ryshfeti, në këmbim të një tenderi që ajo kishte dhënë për rindërtimin e godinës së Albcontrol-it, në kohën kur kishte drejtuar këtë institucion. Përveç dyshimeve për shkelje të barazisë në tendera në 8 raste (Tuneli i Llogarasë, 6 lote të Unazës së Madhe dhe ndërtimi i rrugës Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana), për korrupsion e pastrim parash, Ballukut i është shtuar dhe një tjetër vepër penale, ajo e “mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Alko Impex General Construction Atelier 4 SPAK heton Ballukun belinda balluku arber abazi Igli Tare Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.9 / 5 (9 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Nuredini: 10/09/2026 17:25 Kshu osh kur i m‘son keq intrigantët kokkuq, që nga koha kur luante me Kombëtaren që për mendimin tim, në pjesën dërmuese të kohës nuk e ka merituar, ky i dyshuari i ndershëm që dhe atëherë përmes njohjeve dhe miqësisë intrigave ja arriti të luaj stabël si lojtar. K‘shuqë ju krijua ideja se osh i modh ene i paprekshëm si duket, por siq e ka thon ene Bill Gate, përvoja osh nganjëherë e pavleshme! Kshu m‘duket për momentin edhe ktit ashu i ka dal!! Të vjedhësh lekët e popullit mo t‘varfër t‘Europës osh jo e mir more Tare Igli, dhe pse munohesh t‘jesh modest sa anej sa k‘nej Përgjigju Nuredini: 10/09/2026 17:25 Kshu osh kur i m‘son keq intrigantët kokkuq, që nga koha kur luante me Kombëtaren që për mendimin tim, në pjesën dërmuese të kohës nuk e ka merituar, ky i dyshuari i ndershëm që dhe atëherë përmes njohjeve dhe miqësisë intrigave ja arriti të luaj stabël si lojtar. K‘shuqë ju krijua ideja se osh i modh ene i paprekshëm si duket, por siq e ka thon ene Bill Gate, përvoja osh nganjëherë e pavleshme! Kshu m‘duket për momentin edhe ktit ashu i ka dal!! Të vjedhësh lekët e popullit mo t‘varfër t‘Europës osh jo e mir more Tare Igli, dhe pse munohesh t‘jesh modest sa anej sa k‘nej Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 4199 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?