Lajme Zone
Dy ditë me produkte tradicionale dhe koncerte festive/ Korça mirëpret Panairin e Vjeshtës
KulturëCNA

Dy ditë me produkte tradicionale dhe koncerte festive/ Korça mirëpret Panairin e Vjeshtës

Korça do të kthehet këtë fundjavë në një destinacion të ve...

Korça do të kthehet këtë fundjavë në një destinacion të veçantë për banorët dhe vizitorët, me organizimin e Panairit të Vjeshtës në Sheshin e Katedrales.

Bashkia e Korçës bëm e dije se përgjatë dy ditëve, panairi do të sjellë një larmi produktesh tradicionale, prodhime vendase dhe zahire dimri, duke promovuar traditën e prodhimit të zonës.

Përveç mundësisë për të zbuluar dhe blerë produkte autentike të stinës, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë edhe një atmosferë festive, pasi aktiviteti do të shoqërohet me dy koncerte muzikore.

Postimi i plotë: Këtë fundjavë, Korça ju mirëpret në Panairin e Vjeshtës!

Për të gjithë banorët e Korçës dhe vizitorët e shumtë që do të zgjedhin qytetin tonë në këtë fundjavë magjike vjeshte, Sheshi i Katedrales do të kthehet në një pikë takimi për të zbuluar dhe blerë produktet tradicionale të Korçës. Për dy ditë, panairi do të sjellë një larmi produktesh të stinës, zahire dimri dhe prodhime vendase, që dëshmojnë traditën e një prej rajoneve me prodhimtarinë më të madhe në Shqipëri.

Dhe festa nuk ndalet këtu! Dy koncerte festive do të plotësojnë atmosferën, duke i bërë këto ditë një tjetër arsye të bukur për të kaluar fundjavën në Korçë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.