Lajme Zone
“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi: U fsheha këtu, ish-partneren e godita me sëpatë sepse…
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi: U fsheha këtu, ish-partneren e godita me sëpatë sepse…

Zhvillime të reja dalin në dritë pas arrestimit në Athinë të shqiptarit Nikolin Pali, i kërkuar prej gjashtë vitesh për vrasjen e dyfishtë në Loutraki të Greqisë.

Zhvillime të reja dalin në dritë pas arrestimit në Athinë të shqiptarit Nikolin Pali, i kërkuar prej gjashtë vitesh për vrasjen e dyfishtë në Loutraki të Greqisë. Sipas raportimeve të mediave greke, i arrestuari dyshohet se ka pranuar përfshirjen edhe në dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri. Pali, u arrestua në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës, gjatë një operacioni të forcave speciale EKAM dhe policisë greke. Ai ishte dënuar në mungesë për vrasjen e ish-partneres së tij, një 43-vjeçare me origjinë ukrainase, dhe partnerit të saj, një farmacist grek.

Sipas “Proto Thema”, 43-vjeçari dyshohet se ka rrëfyer edhe dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë nëse ai ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda kriminale, përfshirë ekzekutime me pagesë.

Gjatë kontrollit në apartamentin ku u arrestua, policia greke gjeti një pistoletë, dy granata funksionale, dy mekanizma ndezës, tre palë pranga metalike dhe një leje qëndrimi të falsifikuar, në të cilën ishte vendosur fotografia e të arrestuarit.

Sipas autoriteteve greke, ndaj tij rëndonin vendime dënimi për vrasje me dashje, grabitje dhe zjarrvënie me dëmtim të pronës. Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me Interpolin, u konfirmua se ai kërkohej edhe nga autoritetet shqiptare për një grabitje me armë të mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën ishte dënuar në Greqi ndodhi natën mes 10 dhe 11 tetorit 2020, në një banesë pushimi në zonën e Loutrakit. Sipas hetimeve, autori dyshohet se sulmoi me sëpatë ish-partneren e tij dhe partnerin e saj, duke i goditur për vdekje. Më pas, ai mori para dhe bizhuteri nga viktimat, ndërsa automjetin e gruas e çoi në një zonë të izoluar dhe i vuri flakën për të zhdukur gjurmët.

Në të njëjtin operacion policor u arrestua edhe një 41-vjeçare shqiptare, e akuzuar për përkrahje të autorit të krimit dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Hetimet vijojnë për të zbardhur për të verifikuar nëse 43-vjeçari ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale në të dyja vendet. 16:05

EMRI+FOTO/ Masakroi për vdekje me sëpatë ish-partneren dhe të dashurin e saj, arrestohet pas 6 vitesh shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

Aktualitet 16:35

U arrestua pas 6 vitesh në Greqi për vrasjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj pasi “i kapi mat”, Nikolin Pali lëvizte me identitet fals, banesën e kishte mbushur me armë

Aktualitet 17:16

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme dhe me akuzë për disa vrasje, mes tyre edhe ish-partneres, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Aktualitet 18:45

U arrestua në Greqi si vrasës serial, marrin kthesë hetimet 43-vjeçarin shqiptar, çfarë zbuloi policia për Nikolin Palin Aktualitet Top Channel