Vijon kaosi në qendër të Tiranës, teksa policia i ka shpërndarë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Mes tyre ka pasur përplasje, gjatë të cilave protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta mjetet e policisë, ndërsa efektivët u janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë, dy autobotë të policisë kanë mbërritur brenda sheshit “Skënderbej”, ku po hedhin ujë për të shpërndarë protestuesit. Tensione të forta mes policisë dhe protestuesve pranë sheshit Skëndërbe, hidhet molotovë

