Lajme Zone
Durrës/ Vodhën 69 mln lekë nga pensionet dhe ndihma sociale e Krujës dhe Shijakut, arrestohen 3 zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare (EMRAT)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Durrës/ Vodhën 69 mln lekë nga pensionet dhe ndihma sociale e Krujës dhe Shijakut, arrestohen 3 zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare (EMRAT)

Nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale, vihen në pranga drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja e filialit të Postës Shqiptare, Durrës.

Nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale, vihen në pranga drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja e filialit të Postës Shqiptare, Durrës. Të arrestuarat janë Elisabeta Mataj, Valbona Doni dhe Paola Dana. LEXO edhe...Thyen ‘arrestin në shtëpi’ dhe vjedh me dhunë farmacinë! 45-vjeçari prangoset pas disa orësh! Momenti kur i sulet farmacistes në befasi (EMRI+VIDEO) Njoftimi i policisë: Në vijim të operacioneve për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, finalizoi operacionin policor të koduar "Filiali". Në kuadër të operacionit u ndaluan shtetaset: -E. M., 41 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës; -V. D., 59 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë shefe e financës në filialin e Postës Shqiptare Durrës; -P. D., 39 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë arkëtare/llogaritare në filialin e Postës Shqiptare Durrës. Ndalimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria, për veprat "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën", të kryera në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se, gjatë muajve prill dhe maj 2026, këto shtetase kanë përvetësuar shumën 69 milionë lekë të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Lajme në përditësim… ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al posta shqiptare Durres shijak Elisabeta Mataj Valbona Doni Paola Dana Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.4% Të gabuar 86.2% Nuk e di 3.4% Vota total: 3296 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?