Një incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lagjen nr. 1 në Durrës, ku nga katet e larta të një pallati janë shkëputur disa pllaka dekorative të fasadës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po monitorojnë gjendjen e pllakave të tjera dekorative për të shmangur rrezikun e shkëputjes së tyre. LEXO edhe...Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës, plagoset një nga drejtuesit! Tjetri shoqërohet në Komisariat Administratori i pallatit, Flamur Balaj, thotë se situata kërkon ndërhyrje dhe mbështetje financiare nga Bashkia e Durrësit. Sipas tij, nevojitet një fond për të mundësuar riparimin e fasadës dhe eliminimin e rrezikut për banorët dhe kalimtarët. Ndërkohë, monitorimi i objektit vijon për të vlerësuar gjendjen e fasadës dhe rrezikun e mundshëm. Lajmi në përditësim... A.C/A.Hl/ReportTv.al Durres fasadat e pallateve Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.5% Nuk e di 8.8% Vota total: 1893 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
