Një rast i magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike të dyshuara të kontrabanduara është goditur nga Policia e Durrësit. Në kuadër të operacionit, janë sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe kapsolla të llojeve të ndryshme, ndërsa një 18-vjeçar është arrestuar në flagrancë.
Sipas policisë, kontrollet janë zhvilluar në vijim të hetimeve për evidentimin e veprimtarive të paligjshme në fushën e kontrabandës së mallrave. Gjatë verifikimeve, efektivët kanë zbuluar një dyqan në lagjen nr. 12 të Durrësit, ku dyshohet se tregtoheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.
Në pranga ka rënë një 18 vjeçar, banues në Durrës, i cili dyshohet se shiste fishekzjarrë dhe kapsolla si në dyqan, ashtu edhe përmes internetit. Sipas hetimeve, ai i magazinonte këto produkte në banesën e tij. Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit rast, ka nisur procedimi penal edhe për një 24-vjeçar, banues në Durrës. Ky i fundit është kapur pranë banesës së 18-vjeçarit, teksa transportonte me automjet fishekzjarrë dhe kapsolla që dyshohet se i kishte marrë nga banesa, me qëllim fshehjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe kapsolla të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe dy telefona celularë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet arrestimDurrës

