Ndeshja e volejbollit mes Teutës dhe Skënderbeut nisi me një mesazh të veçantë në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në Durrës Pallati i Sportit “Ramazan Njala” u vesh me rozë, duke përcjellë një mesazh solidariteti, sensibilizimi dhe mbështetjeje për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje. LEXO edhe...Durrës/ Tentuan të shmangnin gjobat duke u ofruar para efektivëve, vihen nën hetim 3 drejtues automjetesh! Njëri ishte i dehur Një mesazh sensibilizues u përcoll edhe nga dy trajnerët e ekipeve respketive, ku përmes sportit, aktivitetit synon të rikujtojë rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimin e hershëm. Pas mesazhit sensibilizues, ndeshja vijoi me rivalitetin në fushë, ndërsa ngjyra rozë i dha këtij takimi mesazh domethënës përtej rezultatit sportiv. Xh.K/K.C/ReportTv.al skenderbeu Teuta tetori roze kanceri i gjirit Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 39.8% Nuk e di 9.9% Vota total: 384 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
