Lajme Zone
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Projektbuxheti 2027, ku shkojnë paratë dhe a është social? Ekspertët: Është ambicioz, por i pakonsultuar! Sipërmarrja kundër paketës fiskale e rishikimit të taksave


Projektbuxheti për vitin 2027 në vlerën e 976 miliardë lekëve nga 906 miliardë lekë këtë vit, është i ndërtuar në tre shtylla kryesore, thotë Ministria e Financave që në fokus kanë mirëqenien sociale dhe rendin e sigurinë. Ndërsa arka e shtetit pritet të mbledhë 907,8 miliardë lekë, e ndikuar nga rritja ekonomike e projektuar në 4%, miradministrimi fiskal, ulja e evazionit dhe efekti i rishikimit

Projektbuxheti për vitin 2027 në vlerën e 976 miliardë lekëve nga 906 miliardë lekë këtë vit, është i ndërtuar në tre shtylla kryesore, thotë Ministria e Financave që në fokus kanë mirëqenien sociale dhe rendin e sigurinë. Ndërsa arka e shtetit pritet të mbledhë 907,8 miliardë lekë, e ndikuar nga rritja ekonomike e projektuar në 4%, miradministrimi fiskal, ulja e evazionit dhe efekti i rishikimit të taksave. LEXO edhe...Transporti ankohet për TVSH-në, akcizën dhe taksën e qarkullimit, Memaj: Qeveria nëse nuk na ul kostot, duhet të rrisë çmimin e biletës (VIDEO) Ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve të ftuar në emisionin ‘Portofol’, edhe pse e vlerësojnë buxhetin si pjesërisht social, shqetësimi i tyre është mungesa e konsultimeve. “Që të jetë social duhet tu përgjigje atyre nevojave që kanë shtresat, dhe jo asaj që qeveria iu jep. Koncepti social ka më shumë një etiketë politike sesa e përfaqëson atë që thotë. Të gjitha çfarë po bëhen të paktën ato fiskale po i përshtaten protestës”, thotë eksperti Eduart Gjokutaj. Është një buxhet i pamenduar, i nxituar, surprizë. Ne si sektor kemi prezantuar mendimet dhe kërkesat tona për taksa, na ishte konfirmuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhte, se nuk do të kishte ndryshime. Nuk duhet të presësh vetëm të mbledhësh para, por duhet edhe qeveria të incentivojë, që në një farë mënyrë si tenxhere me presion ku nuk ka ku të dalë ajëri, dhe kjo po ndodh sot me pensionet”, shprehet Edvin Prençe kreu i ProEksport Albania. Për vitin që vjen qeveria ka parashikuar 2 miliardë euro për investimet publike, me fokus tek avancimi i projekteve rrugore Elbasan-Lekaj, Elbasan Qafë Thanë, zgjerimi Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe bypass-i i Tiranës. Gjithashtu prioritet është financimi i Portit të ri tregtar në Porto Romano. “Ka një mbiprogramim investimesh, pra ka një ambicie në letër e cila në terren realizohet shumë pak. Nuk realizohen sepse ka keq programim, duhet ti përshtaten realitetit dhe jo ambicies politike”, thotë Gjokutaj. Sa i takon pensioneve, në buxhetin e ri janë parashikuar 250 milionë euro për tu shpërndarë për më shumë se 770 mijë pensionistë, për indeksimin dhe bonuset mujore. Pensionet urbane të plota me vlerë deri 40 mijë lekë do të marrin 3600 lekë në muaj. Pensionet urbane të pjesshme me vlerë deri 22 mijë lekë do të marrin 1600 lekë, pensionet rurale me vlerë deri 18 mijë lekë në muaj përfitojnë bonus 2000 lekë, gjithashtu dyfish do marrin edhe pensionet familjare (1400) dhe ato të invaliditetit (1200 lekë). kush kalon tavanet nuk përfiton, madje një qytetar që ka pensionin 36 mijë lekë nuk do ta marrë të plotë bonusin që të mos kalojë 40 mijë lekëshin. “Kjo skemë të kujton një film me të cilin jemi rritur “Lulëkuqet Mbi Mure”, me jetimët, që dikujt i jepesh ushqim e tjetrit jo. Pensioni është një e drejtë universale dhe nuk varet nga dëshirat e qeverisë, në momentin që dikush ka kontribuar nuk mund të përjashtohet nga skema e bonuseve. Sado të rriten buxhetet, natyrisht kanë një tavan edhe për pensionet me gjithë vullnetin e mirë që mund të ketë qeveria. Megjithatë, u tha që në fund të vitit do të jetë gati reforma e re e pensioneve që do të shpjegojë atë që do të ndodhë, dhe nuk dimë asgjë. Një pensionistë duhet të jetojë si qytetarë i denjë”, thotë eksperti për çështjet fiskale dhe ekonomike Eduart Gjokutaj. Ora 21:54 Transporti ankohet për TVSH-në, akcizën dhe taksën e qarkullimit, Memaj: Qeveria nëse nuk na ul kostot, duhet të rrisë çmimin e biletës (VIDEO) Operatorët e transportit publik kërkojnë përjashtimin e autobusëve nga dyfishimi i taksës vjetore, si dhe lehtësira fiskale për TVSH-në dhe akcizën e karburantit. Dashnor Memaj, përfaqësues i sektorit tha në “Portofol” se çdo barrë e re fiskale rëndon më tej situatën financiare të operatorëve, të cilët nuk kanë mundësi të ndryshojnë çmimin e biletës.“Ne prej kohësh kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për uljen e taksës së qarkullimit, një taksë e cila ishte e padrejtë për sektorin tonë. Por heqja e taksës së qarkullimit dhe shtimi i një takse në mjetet e transportit publik, do të thotë që jemi përsëri në të njëjtën linjë me të gjithë mjetet e tjera. Të përjashtohet automatikisht sektori i transportit publik, autobusët nga ky dyfishim i taksës vjetor. Sektori është në vështirësi, dhe po e shton edhe akoma më shumë. Qoftë edhe rritja me 1% e TVSH-së ndikon drejtpërdrejt tek sektori i transportit publik”, thotë Memaj.Një tjetër kërkesë e operatorëve lidhet me uljen e TVSH-së për transportin publik, sipas modeleve që aplikohen në disa vende evropiane.“Kemi kërkuar që të ketë një reduktim të TVSH-së siç e kanë edhe vendet evropiane, për shembull Belgjika e ka TVS-në e përgjithshme 21% por për sektorin e transportit publik e ka 6%. Holanda po ashtu nga normën e përgjithshme 21%, për transportin publik e ka 9%. Kjo do të ishte një ndihmë për sektorin, duke qenë se jemi me çmim të përcaktuar, nuk ndryshojmë dot çmimet”, thotë Memaj.Nëse qeveria nuk reagon për kërkesat e sektorit Memaj thotë se do të kërkohet rritje e çmimit të biletës.“Përveç TVSH-së është edhe reduktimi i akcizës, mund të ketë rimbursim mujor apo dy mujor për sektorin tonë, duke qenë se ne ndikohemi shumë nga ndryshimet e vazhdueshme të çmimit të karburantit në tërësi. Në qoftë se nuk e subvencionon, mund të shkojmë te kërkesat për rritjen e çmimit të biletës”, thotë Memaj.Qeveria ka hequr taksën e qarkullimit nga nafta por e ka dërguar tek taksat e mjetit. Aktualisht taksa fikse që paguhet sipas llojit të karburantit në taksat vjetore është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën.Nëpërmjet projektligjit propozohet që për mjetet me fuqi motorike deri 2 mijë kubik, taksa do të jetë 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin. Për mjetet me fuqi motorike mbi 2 mijë kubik taksa fikse për llojin e karburantit është 26 lekë për naftën, 21 lekë për benzinën dhe 21 lekë për gazin.Kurse për autobusët taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin. Share Ora 21:37 Bizneset kritika për Paketën Fiskale: Është bërë pa konsultim! TVSH-ja 6% për ushqimet mund të ulë çmimet deri në 8% Pas dekadash në fuqi, qeveria propozon uljen e TVSH-së për 54 produkte ushqimore nga 20% në 6%, një reduktim i tillë duhet të reflektohet në ulje të çmimeve. Nga ana tjetër qeveria synon të rritë TVSH-në e përgjithshme nga 20% në 21%, që automatikisht shtrenjton produktet e tjera. Për paketën fiskale, edhe pse vlerësohet pozitivisht reduktimi i barrës për ushqimet, kritika kanë për mungesën e konsultimeve.“E para kjo paketë nuk ka pasur konsultim. Nuk janë marrë në konsideratë kërkesat tona. Kundërshtimi kryesor përtej 21% TVSH, kundërshtojmë fortë dividendin, çdo barrë që ti shton nuk mund të dyfishohet. Kush është mbështetja që po i jep biznesit për tu bërë një vlerë e shtuar”, thotë kreu i ProEksport Albania Edvin Prençe.Kurse eksperti për çështjet fiskale Eduart Gjokutaj thotë se për të ulur çmimet duhet të bëhet edhe një analizë për kostot, nuk mjafton vetëm ulja e TVSH-së.“Çmimet nuk vendosen nga norma e TVSH-së ajo është e fundit që caktohet. Varet nga çmimi i blerjes, kostot e transportit, nga energjia ku përdoret më shumë apo më pak, nga financimi që merr, nga konkurrenca. Pasi analizohen këto, vendoset edhe norma e TVSH-së. Nga analizat tona çmimet mund të ulen me maksimumi 7-8%, por po rëndohet shumë biznesi me rritjen e taksave të tjera”, thotë Gjokutaj.Ndërsa uljen e pragut të tatueshëm për bizneset nga xhiro mbi 10 milionë lekë në xhiro mbi 5 milionë lekë, ekspertët thonë se mund të nxisë evazioni.“Bëhet ligji, gjendet hilja. Do të ketë më shumë NIPT-e që do të hapen, bizneset do copëzohen që ti shpëtojnë TVSH”, thotë Prençe. Share P.J/A.H/ReportTv.al buxheti 2027 Edvin Prençe eduart gjokutaj paketa fiskale 2027 Dashnor Memaj Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.4% Nuk e di 9.6% Vota total: 396 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?