Lajme Zone
Itali/ Po transportonte në kamionin frigoriferik dy makina drejt Shqipërisë, policia e gjobit me 10 mijë euro! I heq edhe patentën të riut shqiptar
BotëReport TV

Itali/ Po transportonte në kamionin frigoriferik dy makina drejt Shqipërisë, policia e gjobit me 10 mijë euro! I heq edhe patentën të riut shqiptar

Një 26-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia italiane pasi u kap duke transportuar dy automjete drejt Shqipërisë, me një kamion frigoriferik të përshtatur për transportin e ushqimeve.

Një 26-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia italiane pasi u kap duke transportuar dy automjete drejt Shqipërisë, me një kamion frigoriferik të përshtatur për transportin e ushqimeve. Ngjarja u regjistrua në autostradën A14, pranë daljes së Cattolica-s, ku efektivët e Policisë Rrugore të Forlì-t ndaluan mjetin për kontroll. LEXO edhe...Italia përfshihet nga protestat kundër qeverisë Meloni, qindra mijëra qytetarë në rrugë në mbi 50 qytete! Fermerët hedhin pleh në Torino, në Napoli digjen fotot e kryeministres Kamioni ishte i pajisur për transport izotermik të ushqimeve të ftohta, por në rimorkio kishte ngarkuar një automjet tip SUV dhe një makinë tjetër të cilat ishin të destinuara për një blerës në Shqipëri. Gjatë kontrollit, policia konstatoi se drejtuesi nuk dispononte licencat dhe autorizimet e nevojshme për transportin e automjeteve. Për më tepër, 26-vjeçari drejtonte mjetin pa pasur kategorinë e duhur të lejes së drejtimit dhe nuk kishte regjistruar në tahograf certifikimin e tij profesional. Tahografi është pajisja që regjistron kohën e drejtimit të automjetit dhe periudhat e pushimit të shoferit. Për shkeljet e konstatuara, ai u gjobit me 10 mijë euro, ndërsa policia i pezulloi edhe lejen e drejtimit. Xh.K/ReportTv.al shqiptar itali Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.4% Nuk e di 9.6% Vota total: 396 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?