Lajme Zone
Durrës/ Merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, pranga 35-vjeçarit
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Durrës/ Merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, pranga 35-vjeçarit

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’.

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’. Sipas njoftimit të policisë, 35-vjeçari u ndalua në zonën e Qerretit dhe gjatë kontrolleve iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. LEXO edhe...Protestë në Rrushkull të Durrësit, banorët kundërshtojnë projektin e bashkisë për rrugën: Investim gjysmak (VIDEO) Edhe nga kontrollet në banesën e tij efektivët gjetën një tjetër sasi të kësaj lënde. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të kësaj veprimtarie dhe arrestuan autorin e dyshuar, L. K., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në vendin ku u ndalua, në Qerret, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjet një tjetër sasi e kësaj lënde. Lënda narkotike, të cilën ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Durres kanabis Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.5% Të gabuar 24.6% Nuk e di 2.9% Vota total: 1315 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?