Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 në Durrës.
Një automjet, që drejtohej nga një 26-vjeçare me inicialet K. Gj., ka përplasur një këmbësor 81-vjeçar, shtetasin B. Z.
Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën. Pas aksidentit, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

