Lajme Zone
Durrës/ Makina përplas për vdekje 32-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Durrës/ Makina përplas për vdekje 32-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

Durrës- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull.

Durrës- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull.

Rreth orës 06:15, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një biçiklist, shtetasin V. H., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar, ndërsa Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet