Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka folur në konferencën për mediat, përpara sfidës së radhës me Finlandën në Nations League. “Kam ndarë pak përvojë me lojtarët, por zakonisht ka ndryshuar puna e gjeneratave. Duhet t’i marrim edhe ne të rinjve. Janë lojtarë me kualitet dhe s’kanë shumë nevojë t’i ndihmojë.
Kemi një skuadër shumë të fortë. Grupi është i fortë. Si Finlanda edhe Bjellorusia kanë thuajse të njëjtin nivel si ne. Ne jemi një skuadër që duhet të kërkojmë më shumë. kemi dhe trajnerin e ri që po na jep një dorë për të bërë një lojë më të mirë.
Qefalija, Sina, Hasa janë lojtarë shumë të mirë. Kemi një ekip shumë të mirë dhe Kombëtarja do të jetë shumë mirë në të ardhmen.
Kombëtarja më ndihmoi, sepse ishte momenti të tregoj që jam në formë. Po bisedoj me disa skuadra, por asgjë s’është zyrtare.
,e gjithë respektin që kam për Kampionatin Shqiptar dhe këtë herë e kam ndjekur me të vërtetë. Është një kampionat i mirë, por s’është akoma momenti për mua të kthehem”, tha Hysaj. Top Channel

