Lajme Zone
Dublin/ Gjendet një bombë pranë vendit ku darkuan liderët europianë, mes tyre dhe Edi Rama! Ushtria ndërhyn dhe e neutralizon
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dublin/ Gjendet një bombë pranë vendit ku darkuan liderët europianë, mes tyre dhe Edi Rama! Ushtria ndërhyn dhe e neutralizon

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje autoritetet irlandeze në qendër të Dublinit, pasi një pajisje shpërthyese e improvizuar u zbulua në një ndërtesë zyrash, në një distancë të shkurtër nga vendi ku një ditë më parë kishin darkuar liderët europianë dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Qendra e qytetit të Dublinit u vu në gjendje gatishmërie pasi një bombë u zbulua në një ndërtesë zyrash në Merrion Square, në afërsi të vendit ku një natë më parë kishin darkuar liderët e Komunitetit Politik Europian. Kujtojmë se në darkën zyrtare të së enjtes, merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Pas sinjalizimit, ekspertët e ushtrisë irlandeze mbërritën në vendngjarje dhe neutralizuan pajisjen, të cilën policia e cilësoi si primitive, por funksionale. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ngjarja u regjistrua në sheshin Merrion Square, në kryeqytetin irlandez, duke shkaktuar shqetësim për shkak të afërsisë me ambientet ku ishte organizuar darka zyrtare e liderëve pjesëmarrës në samitin dyditor. LEXO edhe...Asambleja e PS, Rama: Mandatin e morëm për Shqipërinë në BE, jemi më afër se kurrë me takimin historik! Koha të ulim kokën dhe të punojmë, të gjithë të mobilizohen Siç raporton Reuters, pajisja u konstatua fillimisht nga autoritetet si një objekt i dyshimtë brenda një ndërtese zyrash. Pas njoftimit, policia irlandeze, e njohur si Garda ndërmori veprimet e para dhe kërkoi ndërhyrjen e specialistëve të Forcave të Armatosura për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Ekspertët e njësisë së specializuar për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, Explosive Ordnance Disposal (EOD), mbërritën në vendngjarje dhe pas ndërhyrjes arritën ta neutralizonin pajisjen. Në deklaratën e saj, policia irlandeze bëri të ditur se pajisja ishte artizanale, por funksionale, çka nënkuptonte se mund të përbënte rrezik real. “Bazuar në vlerësimin fillestar të Garda-s, iu kërkua ekipit të çaktivizimit të mjeteve shpërthyese të Forcave të Armatosura të shkonte në vendngjarje. Ekipi EOD e ka bërë të sigurt atë që është një pajisje artizanale, por funksionale”, thuhej në deklaratën e policisë. Autoritetet konfirmuan gjithashtu se për rastin ka nisur një hetim, ndërsa deri më tani nuk kanë dhënë detaje se kur mund të jetë vendosur pajisja në ndërtesë, sa kohë kishte që ndodhej aty apo kush mund të jetë përgjegjës për të. A.C/ReportTv.al edi rama komuniteti politik europian dublin Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 70.6% Të gabuar 26.5% Nuk e di 3% Vota total: 2411 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?