Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Duam shtet, jo pushtet! Rama e sheh veten në grackë” – Aktivisti nga Milano paralajmëron përshkallëzim të protestave kundër qeverisë: Grevë urie dhe bllokim infrastrukture!


Aktivisti Aleks Vulaj, në një prononcim për televizionin News24 nga Milano, ka përcjellë mesazhin e prerë të diasporës dhe protestuesve kundër kabinetit qeveritar të udhëhequr nga Edi Rama, duke kërkuar me ngulm ngritjen e një qeverie teknike për të garantuar të ardhmen e vendit.

Aktivisti Aleks Vulaj, në një prononcim për televizionin News24 nga Milano, ka përcjellë mesazhin e prerë të diasporës dhe protestuesve kundër kabinetit qeveritar të udhëhequr nga Edi Rama, duke kërkuar me ngulm ngritjen e një qeverie teknike për të garantuar të ardhmen e vendit. Gjatë fjalës së tij, Vulaj theksoi se revolta qytetare kërkon rikthimin e shtetit të së drejtës dhe se reagimet e kryeministrit tregojnë se pushteti ndodhet nën panik dhe pa rrugëdalje. Aktivisti nëvizoi se krijimi i një ekzekutivi teknik është i realizueshëm dhe mbetet e vetmja garanci për të ecur drejt standardeve evropiane: “Kërkojmë qeveri teknike, rënien e pushtetit të Edi Ramës. Ne duam shtet, jo pushtet. Patjetër që e shohim të mundur organizimin e qeverisë teknike. Kjo na jep forcë dhe shpresë. Ne do ecim drejt ëndrrës së madhe evropiane. Reagimet e kryeministrit janë negative sepse e sheh veten në grackë dhe nuk di nga t’ia mbajë.” Vulaj bëri me dije se rezistenca e diasporës nuk do të kufizohet vetëm në tubimet jashtë vendit, por do të zhvendoset drejtpërdrejt në Shqipëri me masa radikale reagimi nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen: “Ne këtu në Milano do vijojmë protestat, por do vijmë edhe në Shqipëri. Ose do shkojmë në grevë urie nëse nuk marrim reagim, ose do ketë protestë pa ndërprerje! Do bllokohet infrastruktura dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk ka reagime.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb