Lajme Zone
“Dua t’i kthej 50€”, qytetari kërkon shoferin e Toyota-s pas aksidentit te “Square 21”
Të tjeraJOQ Albania

“Dua t’i kthej 50€”, qytetari kërkon shoferin e Toyota-s pas aksidentit te “Square 21”

Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të gjetur drejtuesin e një mjeti tip “Toyota” fuoristradë, me të cilin është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në kryqëzimin pranë kompleksit “Square 21”.

Ai ka treguar se sot ishte me nxitim për të shkuar në shkollë dhe fillimisht kishte menduar se dëmtimet në automjetin e tij ishin më të mëdha. Për këtë arsye, pas aksidentit i ka marrë drejtuesit të Toyota-s 50 euro.

Por, pasi e ka pastruar makinën në një parkim, ka konstatuar se dëmtimet ishin të vogla. Për këtë arsye, ai dëshiron t’ia kthejë shumën prej 50 eurosh drejtuesit të automjetit.

Qytetari kërkon ndihmën e kujtdo që mund ta njohë drejtuesin e Toyota-s, në mënyrë që të mund të kontaktojë me të dhe t’i kthejë paratë.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ sot ne mgjes bera nje aksident me nje zoteri te kryqezimi i kompleksit Square 21 , me shpejtesi per te ik te shkolla , kujtum se esht gerdhisht makina ime, edhe I mora nje 50. Tani makinen e Pastrova ne parkim edhe pash qe ka gjera vogla e doja tja ktheja 50 .. Nje Toyota foristrade ishte. Qofse e shef nipat ose ai burri tme Mari ntel Shume faleminderit