Prova të reja dhe dëshmi tronditëse hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes së një 45-vjeçareje në Lulieta Obzova në Athinë, duke zbardhur lëvizjet e autorit 50-vjeçar Altin Allmuça dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj viktimës dhe fjalët që ai i tha vajzës së tij pak para se të shkonte në banesën e gruas. Disa ditë para vrasjes, Allmuça dyshohet se u përpoq të takohej me vëllain e 45-vjeçares, me pretendimin se donte të diskutonte për marrëdhënien me motrën e tij.
Nga biseda duket se vëllai i Lulietës k arefuzuar të takoj për kafe Altin Allmuçën.
Pjesë nga biseda: Allmuça: Dua të takohemi për kafe, të flasim.
Vëllai i Lulietës: Për çfarë do të flasim?
Allmuça: Çfarë po ndodh me motrën tënde?
Vëllai: Nuk mendoj se duhet të takohemi të dy.
Allmuça: Në rregull, shoku, nuk do të vrasim njëri-tjetrin. Do të pimë vetëm një kafe.
Vëllai: Le ta lëmë me kaq.
Sipas dëshmive të personave të afërt, Lulieta kishte shprehur më herët frikën nga sjellja e tij dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur, përfshirë edhe ndërrimin e bravave të banesës.
Vajza e 45-vjeçares u ka thënë autoriteteve se ishte në dijeni për marrëdhënien e nënës së saj me 50-vjeçarin dhe se ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.
Nëna e saj kishte shprehur shqetësimin për sjelljen e Allmuçës, të cilin e përshkruante si tepër xheloz dhe që i shkaktonte vazhdimisht probleme. Top Channel

