Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Dua të krijoj të ardhmen time në Shqipëri”, studentja Ibrahimi: Qeveria në kaq vite s’ka bërë sa duhet për arsimin, më 13 tetor studentët të bëhen bashkë


Studentja Megi Ibrahimi e ftuar në News24 foli për protestën e studentëve më datë 13 tetor përpara Ministrisë së Arsimit.

Studentja Megi Ibrahimi e ftuar në News24 foli për protestën e studentëve më datë 13 tetor përpara Ministrisë së Arsimit. Ibrahimi tha se dëshiron që ta krijojë të ardhmen e saj në Shqipëri dhe jo jashtë vendit. Ajo nënvizoi se qeveria në kaq vite nuk ka bërë sa duhet për arsimin. Ftoi të gjithë studentët që më 13 tetor të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit. Studentja Megi Ibrahimi: Më datë 13 tetor do të protestohet para Ministrisë së Arsimit. Çdokush të vijë në protestë nëse e ndjen, e ftoj çdo student apo studente që të vijë në tubim. Në kaq vite, qeveria ka pasur mundësinë ta bëjë arsimin, mirëpo situata në arsim nuk është aspak e mirë. Realiteti është dramatik për rininë.

Nuk ke të garantuar punën pasi ke mbaruar studimet dhe shumë ikin edhe jashtë. Protesta është një luftë për dinjitet. Duhet që të jemi të bashkuar si studentë, që të mund të plotësohen kërkesat tona.

Unë dua ta shikoj të ardhmen në Shqipëri dhe nëse arrin që të fitojë kjo protestë, unë do qëndroj në Shqipëri sepse e shoh të ardhmen këtu të ndritur. Kushtet në universitetet shtetërore janë të vjetëruara. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 13 tetor Ibrahimi protesta