Lajme Zone
Dronë, radarë dhe makina inteligjente 'skanojnë' Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore, 4 drejtues në ndjekje penale
PolitikëReport TV

Dronë, radarë dhe makina inteligjente 'skanojnë' Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore, 4 drejtues në ndjekje penale

Gjatë kontrolleve të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me gjobë 254 drejtues për ndalim ose pushim të gabuar, 158 për parakalime të gabuara dhe 140 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Ndalimi i automjeteve në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, parakalimet e gabuara dhe tejkalimi i shpejtësisë janë shkeljet që po hasen më shpesh në rrugët e Beratit. Gjatë kontrolleve të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me gjobë 254 drejtues për ndalim ose pushim të gabuar, 158 për parakalime të gabuara dhe 140 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara. Kontrollet kanë zbuluar edhe shkelje të tjera, ku 94 drejtues janë gjobitur për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 80 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, ndërsa 5 shoferë janë ndëshkuar administrativisht për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu, janë vendosur 246 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. LEXO edhe...Rreth 400 hektarë sera në Dimal, fermerët: S’kemi leverdi, është rritur kostoja! Perimet shiten me çmim të ulët Nga kontrollet kanë përfunduar në ndjekje penale edhe 4 drejtues mjetesh. Dy prej tyre janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje. Policia thotë se kontrollet janë zhvilluar me dron, radar dhe makina inteligjente dhe do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut. U.D/ReportTv.al Berat policia rrugore Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.6% I gabuar 28.4% Nuk e di 8% Vota total: 4891 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?