Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, ndërsa vëllai i tij 40-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi ju gjetën lëndë narkotike canabis, përforcues grushti dhe thika. Policia njofton se gjatë kontrolleve në berberhanen dhe banesën e të arrestuarit u gjetën disa doza kanabisi, të cilat ishin gati për shitje, si dhe një përforcues grushti. LEXO edhe...Vodhi klinikën dentare duke kërcënuar me thikë pronaren, arrestohet 44-vjeçari në Korçë! I dënuar edhe më parë për vjedhje me dhunë (VIDEO) Ndërkohë, në servisin e automjeteve në pronësi të vëllait të tij, policia gjeti dhe sekuestroi dy thika. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Kuçovë-Mbanin në 2 subjektet e tyre, lëndë narkotike, me qëllim shitjen, dhe armë të ftohta, vihet në pranga 44-vjeçari dhe procedohet penalisht vëllai i tij. Sekuestrohen sasi dhe doza Cannabisi, mjete prerëse dhe përforcues grushti. Në kuadër të kontrolleve permanente, në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e vënies së tyre në funksion të veprimtarive kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetasin L. T., 44 vjeç, banues në Kuçovë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin F. T., 40 vjeç. Në subjektin (berberhane) dhe në banesën e të arrestuarit u gjetën sasi dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe përforcues grushti. Ndërkaq, në subjektin (servis për automjete) e të proceduarit u gjetën 2 mjete prerëse (thika). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. R.Xh/ReportTv.al kucove Berat policia kanabis thika Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63.1% Jo 28.6% Nuk e di 8.3% Vota total: 1248 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
