Itali - Autoritetet italiane kanë sekuestruar 770 kilogramë kokainë në portin Vado Ligure. Sipas mediave droga ishte fshehur midis dhjetëra paletave me banane, brenda një kontejneri frigoriferik që vinte nga një nga portet kryesore të Ekuadorit. Ajo që bie në sy nga pamjet e publikuara nga Guardia di Finanza, është se në disa pako të drogës sipër qëndron flamuri i Serbisë. Droga e sekuestruar, nëse do të hidhej në treg, do të kishte gjeneruar fitime për organizatat kriminale me një vlerë prej rreth 250 milionë eurosh. LEXO edhe...Kukës/ Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari (VIDEO) Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka ndonjë person të arrestuar, apo ndonjë pistë hetimi për njerëzit e përfshirë në këtë përpjekje të trafikimit të drogës, teksa operacioni konsiderohet si ndër më të rëndësishmit në luftën kundër bandave në vitet e fundit. Xh.K/ReportTv.al itali droge ekuador serbi Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.8% Nuk e di 8.5% Vota total: 2755 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

