Lajme Zone
“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime!
PolitikëBalkanWeb

“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime!

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka shënuar ditën e 80-të, ndërsa qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta dhe ironike përmes pankartave të vendosura në shesh.

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka shënuar ditën e 80-të, ndërsa qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta dhe ironike përmes pankartave të vendosura në shesh. Në disa prej tyre, protestuesit kanë kritikuar mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe prokurimeve, duke akuzuar drejtuesit shtetërorë dhe oligarkët për përfitime në kurriz të qytetarëve. “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”, shkruhet në një prej pankartave. Një tjetër pankartë ironizon situatën ekonomike të qytetarëve, duke theksuar: “Drejtorët numërojnë prokurimet, qytetarët numërojnë lekët për të mbijetuar”. Mesazhe të drejtpërdrejta janë adresuar edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej pankartave e akuzon atë se nuk ka aktivizuar fondin e emergjencës së Bashkimit Evropian për përballimin e situatës së zjarreve. “Edi Rama nuk aktivizon fondin e emergjencës së BE-së si në vite të tjera. Qëndroni të vetëdijshëm. Llogari do të japë. Vetëm populli mund ta çojë në pushime”, thuhet në pankartë.

Në shesh janë shfaqur edhe pankarta me mesazhe ironike dhe kritika ndaj George Soros, duke reflektuar pakënaqësinë e protestuesve ndaj qeverisë dhe politikave të saj.

Pankartat janë kthyer në një nga format kryesore të protestuesve për të shprehur qëndrimet e tyre gjatë 80 ditëve të tubimeve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb