Analisti Frrok Çupi thotë se drejtësia në vend, është në konflikt me rendin kushtetues, teksa SPAK vendosi masën e arrestit shtëpiak për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, e cila u shkarkua nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin në mënyrë jo ligjore.
Sipas analistit, SPAK e akuzon Hysenin për përkrahje të autorit të krimit, por deri më tani, nuk ka autor krimi. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Kjo luftë që bëhet tani në Tiranë, është refleksi i një lufte më të gjerë. Në luftën tonë është angazhuar edhe drejtësia. SPAK është në konflikt me rendin kushtetues. Një institucion të mundë të rrëmbejë pushtetin në mënyrë jo kushtetuese. Nuk është i qëndrueshëm fakti që SPAK sulmon në mënyrë banale drejtuesen e inteligjencës. SHISH është ushtar i shtetit. SPAK është kthyer në mesjetë. Është një gjë e shëmtuar. Nuk ka asnjë aspekt ligjor. Praktikisht, me elementin më të parë ka shkelur ligjin. Thotë se ka përkrahur autor krimi, nuk ka autor krimi. SPAK është në shkelje të ligjit. Ai prokuror duhet të arrestohet në mënyrë të menjëhershme, t’i ndërpritet rruga”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet frrok cupiSPAK

