Analisti Skënder Minxhozi thotë se drejtësia është treguar e dobët dhe e padrejtë, me lirimin e protestuesve të dhunshëm.
Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Minxhozi u shpreh se gjykata nuk duhet të lirojë dhunuesit e identifikuar dhe arrestuar nga policia, që më pas të kthehen në karburant për protestën.
“Do doja që gjykatat të merrnin parasysh provat, këtu shkelet masivisht ligji për tubimet, i vitit 2021. Gjithçka përfn në një tavolinë gjykatësi në fund. Këta persona, pasi të identifikohen, të konsiderohen të rrezikshëm nga organet ligjzbatuese dhe mos t’i lirojnë, për t’i mos kthyer në karburant proteste. Prokurorët reafuan për një deklaratë të Taulant Ballës dhe nuk deklaruan për dhunën ndaj Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë. Po tregohet një drejtësi e dobët dhe e padrejtë. Kur kthehet në fenomen dhe ndodh masivisht sa herë ka protesta, nuk di se çfarë të mendoj edhe për gjykatësit që sillen kështu. Më fort flasin ata që nuk janë në shesh, sesa ata që janë. Ata që nuk i janë bashkuar dhunës, flasin më shumë se ata që nuk janë aty”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet protestaskender minxhozi

