Lajme Zone
Drejt ‘blackout’-it global? Del jashtë funksionit rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Drejt ‘blackout’-it global? Del jashtë funksionit rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve

Rrjeti, i quajtur NSA Net, u mundëson punonjësve të komunikojnë brenda institucionit informacione të klasifikuara. Deri në këtë moment, nuk ka asnjë provë që të tregojë se bëhet fjalë për një sulm kibernetik.

Rrjeti shumë i klasifikuar që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) përdor për komunikimet e saj të brendshme është jashtë funksionit, sipas gjashtë burimeve për CNN. Rrjeti, i quajtur NSA Net, u mundëson punonjësve të komunikojnë brenda institucionit informacione të klasifikuara. Deri në këtë moment, nuk ka asnjë provë që të tregojë se bëhet fjalë për një sulm kibernetik, thanë burimet. LEXO edhe...Zoti e ruajtë Nju Jorkun! -Satirë- Ndërsa agjencia po përpiqet të kuptojë përmasat e problemit, ajo ka vendosur që personeli të paraqitet në punë me orare të ndryshme dhe të shkallëzuara, thanë burimet. Një ditë më parë pati ndërprerje masive në sistemet online të bankave amerikane, të cilat u paraprinë edhe nga një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft, e cila nisi të premten dhe zgjati për disa orë, shkaktoi probleme në platforma të rëndësishme si Outlook, Teams dhe Copilot. Fundjavën e kaluar, në SHBA pati edhe ndërprerje të fluturimeve për të paktën 5 orë ku pati mbi 6 mijë fluturime të anuluara, por u përjashtua mundësia e një sulmi kibernetik. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al black out SHBA siguria kombetare Agjencia e Sigurisë Kombëtare Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4604 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?