Lajme Zone
Dramë me 8 gola, Atalanta surprizon Interin
SportCNA

Dramë me 8 gola, Atalanta surprizon Interin

Atalanta dhe Inter kanë barazuar me rezultatin 4-4 në javën e 12-të të Serie A, në një përballje ku vendasit rikuperuan tri herë disavantazhin prej dy golash. Inter kaloi në avantazh në minutën e 16-të me anë të Francesco Pio Esposito pas devijimit të goditjes së Nicolo Barella. Sulmuesi dyfishoi shifrat me kokë pas një goditjeje këndi, përpara se Eljif Elmas të ngushtonte diferencën në 1-2 para p

Atalanta dhe Inter kanë barazuar me rezultatin 4-4 në javën e 12-të të Serie A, në një përballje ku vendasit rikuperuan tri herë disavantazhin prej dy golash.

Inter kaloi në avantazh në minutën e 16-të me anë të Francesco Pio Esposito pas devijimit të goditjes së Nicolo Barella. Sulmuesi dyfishoi shifrat me kokë pas një goditjeje këndi, përpara se Eljif Elmas të ngushtonte diferencën në 1-2 para pushimit.

Shtatë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Esposito kompletoi tregolëshin e tij për zikaltrit pas pasimit të Marcus Thuram, duke e çuar bilancin në tetë gola në pesë ndeshjet e fundit.

Atalanta u kundërpërgjigj me golin me kokë të Charles De Ketelaere pas një goditjeje këndi, por Inter rivendosi epërsinë e dy golave me penalltinë e shndërruar në gol nga Petar Sucic, e akorduar për prekje të topit me dorë mbi vijën fatale nga Davide Zappacosta.

Vendasit ngushtuan sërish shifrat nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt me golin e dytë personal të De Ketelaere.

Barazimi përfundimtar 4-4 u vendos në minutën e parë shtesë nga Franck Kessie me 11-metërsh, pasi Alessandro Bastoni preku topin me dorë në zonë. Pas këtij rezultati, Inter mbetet në vendin e tretë me 29 pikë, tre pikë distancë nga kreu i klasifikimit që mbahet nga Lazio, ndërsa Atalanta ngjitet në vendin e 12-të. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.