Në një apartament në lagjen nr 1 të Pogradecit, mbylli sytë në vetmi Zhulejta Ruvina. E moshuara jetonte vetëm, ndërsa fëmijët gjenden në emigrim. Fiqnjët, thanë se 79-vjeçarja dyshohet se ka ndërruar jetë para tre ditësh. Ata vunë re mungesën dhe njoftuan policinë e cila gjeti trupin e pajetë mbremjen e së enjtes. E moshuara, nuk konsiderohet e braktisur dhe as kishte kërkuar ndihmë në institucione. Nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe dyshohet se vdekja pa ardhur për shkaqe natyrore. Po sipas fqinjëve, fëmijët edhe pse në distancë kujdeseshin për 79-vjeçaren. Madje, gjatë vitit, një periudhë kohe qëndronte tek fëmijët në SHBA, por ishte kthyer muajt e fundit ne vendlindje. LEXO EDHE:Vodhi klinikën dentare duke kërcënuar me thikë pronaren, arrestohet 44-vjeçari në Korçë! I dënuar edhe më parë për vjedhje me dhunë (VIDEO) Kjo është një dramë sociale që ka prekur moshën e tretë ne mbarë vendin. Shërbimi Social në Pogradec thotë se ka evidentuar rreth 800 të moshuar që jetojnë vetëm, por nuk kanë kapacitete për t’u ofruar shërbim në banesë. Një qendër rezidenciale për të moshuarit e vetmuar do të ishte zgjidhja, thotë drejtuesja e Shërbimit Social. “Si në çdo qytet tjetër ka një numër të konsiderueshëm të moshuarish. Megjithatë ne kemi bërë statistikat tona dhe janë 804 pensionistë pa përfshirë njësitë administrative. Një numër i vogël është që janë vetëm ose i kanë familjartët jashtë”, thotë ajo. Në qarkun e Korçës jetojnë mbi 60 mijë pensionistë, ndërsa një pjesë prej tyre jetojnë vetem në banesa dhe pa përkujdesje. Xh.K / A.E A.Hl Shqiptarja.com TAG: pogradec Korce Zhulejta Ruvina Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.5% Jo 29.5% Nuk e di 9% Vota total: 2070 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
