Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke rrëzuar ankimin e tij në kuadër të dosjes SASPAC ((Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës),. Vendimi u dha këtë të mërkurë nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila miratoi vendimin nr. 362, datë 25 maj 2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. LEXO edhe...Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën 'Aba Center', bllokohet nga KLGJ Beqaj. kishte kërkuar zëvendësimin e masës "arrest në burg" me "arrest në shtëpi". Një alternativë e sugjeruar prej tij ishte edhe zëvendësimi i masës me atë të "garancisë pasurore", duke propozuar shumën 2 milionë lekë ose një shumë tjetër që gjykata do ta vlerësonte të përshtatshme. Apeli i GJKKO vendosi të miratojë vendimin e Shkallës së Parë, duke e lënë në fuqi masën aktuale të sigurisë. Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK për abuzime me fondet e SASPAC, ku dyshohet për korrupsion, mashtrim dhe fatura fiktive për shërbime të pakryera. U.D/ReportTv.al ilir beqaj gjykata e apelit SASPAC Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 28.4% Nuk e di 7.9% Vota total: 4950 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

