Lajme Zone
Dosja e call centerave, GJKKO pranon kërkesën e një tjetër të dënuare për pezullimin e dënimit
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dosja e call centerave, GJKKO pranon kërkesën e një tjetër të dënuare për pezullimin e dënimit

Pas Greta Gjocit një ditë më parë, GJKKO ka pranuar kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të dënimit edhe për Antoneta Malon, të dënuar në dosjen e call centerave, si pjesë e grupit të Bruno Çobos.

Pas Greta Gjocit një ditë më parë, GJKKO ka pranuar kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të dënimit edhe për Antoneta Malon, të dënuar në dosjen e call centerave, si pjesë e grupit të Bruno Çobos. Gjykata pranoi kërkesën e depozituar nga avokati i saj, Sokol Tahiraj, për pezullimin me gjashtë muaj të ekzekutimit të dënimit, për shkak se Malo është nënë e dy fëmijëve të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e 3 muaj. Antoneta Malo është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, pasi është shpallur fajtore për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Vendimi u la në fuqi nga Apeli i GJKKO-së më 5 tetor 2026. Në kërkesën e paraqitur në gjykatë, mbrojtja argumentoi se ekzekutimi i menjëhershëm i dënimit do të sillte pasoja të rënda për dy fëmijët e saj. Shqetësimi kryesor lidhej me djalin 1 vjeç e 3 muaj, i cili ka lindur para kohe dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga e ëma. Kërkesa u mbështet në nenin 476 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit kur ai mund të sjellë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen e tij. Një ditë më parë, GJKKO pranoi edhe kërkesën e Greta Gjocit për pezullimin e ekzekutimit të dënimit për një vit. Ajo është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, në kuadër të dosjes së call centerave të lidhur me Bruno Çobon. Gjoci përfitoi pezullimin pasi është nënë e një foshnjeje 4-muajshe.